Boksieri Conor McGregor është arrestuar disa orë pasi ndërmori një sulm ndaj një autobusi që transportonte rivalët e tij, duke e detyruar boksierin e peshave të lehta Michael Chiesa të anullonte ndeshjen e tij për shkak të lëndimeve.
Sportisti përfundoi në komisariatin e policisë së Bruklinit në Nju Jork dje në mbrëmje dhe kaloi natën atje, në pritje që paditet për ushtrim dhune me pasoja, sipas New York Post.
Chiesa pësoi lëndime në fytyrë pasi McGregor dhe ekipi i tij nisën të godisnin me sende të forta ndaj autobusit në të cilin ai po udhëtonte dhe për shkak të kësaj ai është detyruar të anullojë sfidën e së shtunës.
Ai bëri një postim në rrjetet sociale për të njoftuar se ndeshja e tij me Anthony Pettis ishte anulluar.
Lidhur me rivalin e tij ai tha: “Jam i tronditur të them të drejtën. Shpresoj të ndeshem për këtë sfidë sa më parë. Kaq kam për të thënë për momentin”.
Edhe boksieri i peshave super të lehta Ray Borg nuk do të ndeshet me rivalin e tij Brandon Moreno për shkak të lëndimeve që mori gjithashtu në të njëjtin autobus.