Disa zona në Elbasan janë përfshirë mbrëmjen e sotme nga stuhi shiu dhe breshëri.
Më të forta stuhitë kanë qenë në Gjinar, Gramsh dhe Librazhdë, të cilat u përfshinë nga stuhi shiu dhe breshër.
Më e rëndë situata është paraqitur në fshatin Rovje të Gramshit ku stuhia e breshërit ka zgjatur rreth 40 minuta duke shkaktuar dëme të shumta në vreshtari dhe bujqësi.
Gjithashtu edhe në Librazhd në fshatin Mirakë dhe zonat përreth ka patur reshje të forta shiu.
Komento