Britania e Madhe po përjeton temperatura të pazakonta për muajin maj, teksa vala e të nxehtit ka çuar termometrin në rreth 34 gradë Celsius pranë Londrës, duke shënuar rekordin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë.
Sipas Met Office, rekordi i mëparshëm ishte 32.8 gradë dhe mbahej prej dekadash, që nga vitet 1922 dhe 1944. Temperaturat e larta kanë sjellë atmosferë tipike vere në shumë qytete britanike, ndërsa ekspertët flasin për një valë të hershme të të nxehtit që ka surprizuar vendin.
Pamjet nga Londra dhe zonat përreth tregojnë parqe të mbushura me njerëz që marrin rreze dielli, ndërsa shumë britanikë kanë zgjedhur të kalojnë ditën jashtë për shkak të motit të pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Komente






