KORÇË- Zona e qarkut të Korçës është prekur sërish nga paqëndrueshmëria e motit. Mesditën e sotme, reshjet e dendura kanë 'pushtuar' zona si Maliqi e Devolli ndërsa mësohet se në fshatrat Ormam, Pojan dhe Rrëmbec ende vazhdon të ketë reshje.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga 'Report Tv', breshëri intensiv ka dëmtuar të mbjellat.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që zona të Korçës preket nga moti i keq me breshër brenda një harku të shkurtër kohor në të cilën janë regjistruar dëme të mëdha.