Përmbysjet e njëpasnjëshme dhe 7 gola që në fund shpallin fituese Juventusin. Derbi i Italisë, në javën e 3 të Seria A, rezultoi makth për Interin. Në Torino zikaltërit u mposhtën 4-3 nga Juventusi që tregoi më shumë dëshirë në fushën e lojës edhe pse fillimisht Interi baraspeshoi në dy raste me supergolat e Calhanoglu-s, i cili në një moment e dërgoi sfidën në 2-2.
Afërisht 10 minuta më pas Interi kaloi për herë të parë në avantazh në derbi. Marcus Thuram dha përshtypjen se Juventus do të pësonte disfatën e parë të sezonit. Megjithatë ishte ende shumë shpejt. I vëllai i Marcus-it, Kephran, po me kokë riktheu barazimin 3-3.
Kur të gjithë mendonin se derbi me shumë spektakël s’do kishte fitues, një silur i Adzic gjeti reagimin e dobët të Sommer, për të vulosur fitoren e madhe. Aksioni shkaktoi shumë polemika, pasi Inter pretendoi për faull, por arbitri nuk mendoi kështu, duke vulosur fitoren për Juventusin. Zonja deri më tani, në javën e tretë të Seria A, ka 100% të pikëve. Shumë ndryshe situata për Interin që pëson disfatën e dytë radhazi dhe tregon limite në fushë.
Komente






