'Çmenduri' për të parë Spanjë - Gjermani, biletat kapin shifrën e pabesueshme

'Çmenduri' për të parë Spanjë - Gjermani, biletat kapin shifrën e pabesueshme

Spanjë - Gjermani

Të premte në orën 18:00 të gjithë sytë e futbolldashëve do jenë të drejtuar në stadiumin e Stuttgartit, aty ku luhet sfida çerekfinale e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore. Mediet vendase bëjnë me dije se çmimet për një biletë tanimë kanë shkuar deri në 12 mijë euro.

Gazeta “Bild” flet për këtë ndodhi, duke iu referuar shitësve me pakicë. Madje flitet për bileta që variojnë nga 6 mijë deri në 12 mijë euro për vende jo shumë të privilegjuara apo larg fushës. Në Gjermani ka një pritje të madhe për ndeshjen për një lloj hakmarrjeje kundër Spanjës.

Iberikët eliminuan gjermanët në 2008 dhe 2010 dhe në të dyja rastet fituan Evropianin dhe Kupën e Botës, ndaj ky do ishte një moment i mirë për të "marrë hak" kundër një ekipi rival.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re