Çmim i ulët, vaji i ullirit në Fier mbetet stok! Fermerët: Nuk ka një pikë shitjeje, shteti të na ndihmojë

Prodhuesit e vajit të ullirit në Fier thonë se prodhimi këtë vit është i lartë, por kërkesa për ta blerë ka qenë e ulët dhe me çmim të lirë. Kjo ka bërë që sasi të mëdha të vajit të ullirit të rrinë stok

Prodhimi i ullirit këtë vit ka qenë i bollshëm në Fier, por shitjet mjaft të ulëta.

Kjo problematikë ka shqetësuar kultivuesit e ullirit e prodhues të vajit. Ata shprehen se tregu është mbushur me vaj jo cilësor duke bërë që vaji ekstra i virgjër prodhuar në vend të mbetet stok ose të kërkohet me çmim mjaft të ulët. Për të stabilizuar situatën sipas tyre duhet ndërhyrja e shtetit.

“Jemi në fshatin Floq të Cakranit. Këtu vijnë nga e gjithë zona. Fermerët preferojnë fabrikën sepse kemi makineri të cilësisë. Ky vit nuk është kaq i mirë. Ka më pak se vitet e tjera. Fermerët kanë problem me shitjen. Janë ulur shumë çmimet. Pikat e grumbullimit i marrin shumë lirë. Shohin veten. Janë të paktë qytetarët që vijnë”, thotë një fermer.

“Jam një fermer nga fshati Hambar. Kam 200 rrënjë ullinj. Nuk kemi pikë shitje për të shitur vajin, ullirin”, thotë një tjetër.

“Kam rreth 150 rrënje. Është mbushur plot dhe ka ngelur. Nuk kemi ku të shesim vajin e ullirit. Nuk ka rregull. Marrim prodhim”, shprehet një tjetër fermer

“Kemi sjellë ullinjtë për të bërë vajin. Kemi prodhim shumë por na ka ngelur stok. Kam mbi 5 mijë rrënjë ullinj. Shpresojmë të na ndihmojnë”.

Fieri është një ndër kultivuesit me të mëdhenj të ullirit në vend e për pasojë edhe sasia e vajit te prodhuar është mjaft e lartë.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol: 08/11/2021 04:58

    Në Toscana (it)vitin e kaluar kam blere me 13eu/kg dhe nuk kishte asnjë ndryshim nga vaji që kam blerë ketë vit ne Fier.

    Përgjigju
  • silvio: 07/11/2021 20:18

    ne bari vajin e ullirit e shesin fermeret me 8-9 euro litri. dhe shitet i gjithe vaji, sepse e blejne hotelet dhe ristorantet qe organizojne festa, pagezime etj. italianet jane shume fetare, dhe shkojne neper restorante per pagezime dhe te ftuar te pakten 400-500 persona.

    Përgjigju
  • Shteti: 07/11/2021 17:37

    Rama e ka serbin të kujdeset , nuk ka kohë me ju o vlla !

    Përgjigju
  • Turi: 07/11/2021 17:34

    Stok???? Normal qe nuk do shisni gje se ne 1 liter vaj qe nxirrni ne treg, 2/3 e shishes eshte mbushur me vaj palme te ngjyrosur dhe 1/3 vaj ulliri. Ju sdini te beni tregti sepse ngelet matrapaz.

    Përgjigju
    • MARIA FEJZAJ: 22/11/2021 15:05

      Jam dakord me ju ,une importoj vaj ulliri nga italia dhe skam pasur kurre probleme.E vetmja here qe rtentova te blija vaj per tregti ne shqiperi nga analizat e bera doli 39% vaj ulliri dhe pjesa tjeter perzjerje .Cfare mendoni se beni ??Nuk e keni idene qe vaji 100% i paster ulliri pervec shpenzimeve te prodhimit ka dhe shpenzime per mirembajtjen ne silos dhe magazine,kurim etikete dhe jo matrapazlleqe .

    • Tomorri: 08/11/2021 05:19

      Tamam. Te gjithe matrapaz dhe nuk ke kujt ti besosh.

    • Lab: 07/11/2021 21:21

      Po ik o Turo ha ndonje vaj palme andej nga Tirana ate bej. As qe kemi nevoje ta perziejme ne. Se aq shume vaj se prodhon Berati Vlora e Fieri na del edhe per tu larë po të duam. Po thuaj ske takat ta blesh o lumadh

  • Kola: 07/11/2021 16:28

    Mbajeni ne shtepi ...se nuk prishet.

    Përgjigju
    • qytetari: 08/11/2021 05:46

      Jo verem te ankohemi, por dhe te punojme si duhet.1-Cilesia dhe fallsifikimi masivisht le per te deshiruar.2-Ambalazhimi ne ene plastike per shitje dhe sikur vaji te jete extra,qe ketu kalon cilesi e dyte.3-Persa i perket shitjes ndikon sa me siper dhe asnjehere kudo nuk shtet ky lloj produkti diten qe prodhohet

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital