Çmim marramendës, loja e ‘Super Mario’ shitet në ankand për 1.5 milionë dollarë

Çmim marramendës, loja e ‘Super Mario’ shitet në ankand për 1.5 milionë dollarë

Super Mario 64

Loja ‘Super Mario 64’ e Nitendos është shitur në ankand më një çmim marramendës për 1.5 milionë dollarë. Të gjithë nostalgjikët e ‘Super Mario’ e kuptojnë vlerën e kësaj videogame. Shtëpia e ankandit e cila e shiti u shpreh se kjo ishte ndër të pakta kopje që ishte në gjendje kaq të mirë.

Kopjet e lojërave më të njohura tërheqin më shumë oferta. ‘Super Mario 64’ ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe konsiderohet ndër lojërat më të rëndësishme në historinë e video-lojërave.

Me herët, edhe një video-lojë e pahapur Nintendo ‘Super Mario Bros’ e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë. Videoloja ishte blerë në vitin 1986 si dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite. Çmimi i shitjes tejkaloi pritshmëritë, pasi fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë