Është finalizuar me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, edicioni i parë i Tirana International Film Festival dedikuar plotësisht filmit dokumentar.
Pikërisht ky edicion i veçantë i kësaj gjine “DOCU TIFF”, ka ardhur si një risi pas 12 vitesh organizimi të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar në Tiranë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve në amfiteatrin e akademisë së arteve ka finalizuar në të njëjtën kohë edhe organizimin gjithëpërfshirës kulturor të Tirana Open.
Doku TIFF spikat për shkrirjen e kulturave të dryshme, shijeve artistike të artistëve nga 57 vënde të rajonit, pas përzgjedhjes së 50 filmave për konkurrim nga 1200 që kishin aplikuar.
Ndaj edhe festivali do të njihet si ndër të rrallët që zhbën kufijtë gjeografikë.
Disa nga fituesit e këtij edicioni sipas kategorive janë:Çmimi i publikut u nda në dy kategori, atë të Internetit që iu dha filmit Izraelit “Hibernation” nga Tom Wereschon dhe çmimi i audiencës për filmin “They” nga Ilir Kaso.
Çmimi i medias i prezantuar nga gazetari Ben Andoni, iu dha filmit “This is my land”, prodhim i Tamara Erde, që i dedikohet fëmijëve hebrenjë e palestinezë.
Për kategorinë “Best Regional Film” triumfoi filmi “Europe Endless”, që rrëfen historinë e dhimbshme të emigrantëve në ishullin e Maltës.
Çmimi “Best Feature” shkoi për “The fortune you seek is on another cookie” nga Austria. Filmi është një udhëtim kinematografik në kërkim të jetës dhe vdekjes.
Drejtori i këtij festivali Agron Domi, thotë se ky festival solli edhe një gjetje e përqasje të re, fotografinë si formë dokumentimi.
Domi e përshkruan festivalin si një krijesë që ka lindur dhe është rritur nga dashuria.
“E veçanta e DOCU TIFF është se sjell artistë të palançuar, por me vlera të pakontestueshme”, tha Domi për A1REPORT.
Kështu “DOCU TIFF” rezultoi një përpjekje e arrirë për të kultivuar në kulturën shqiptare mesazhin se “Filmi është një armë shumë më e fuqishme për të ndryshuar jetën, për të shkëmbyer copëza jete midis kulturave të ndryshme”.
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00