"A1 Report, edhe pse më i riu në median all news, ka fituar çmimin si Televizioni Informativ më i Mirë", thotë IMA.
Në portalin e saj online, http://www.imalbania.com, Info Media Albania ka zhvilluar një anketim me lexuesit për periudhën 22 Shkurt 2014 deri në datë 20 Mars 2014, lidhur me televizionit më të ndjekura, emisionet, si dhe artistët më të pëlqyer.
Nëpërmjet votave online Info Media Albania ka përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare.
Ndërkaq, emisioni "Urbanika" në Tv “A1 Report” është vlerësuar me çmimin “Talk show më i mirë për 2014”.
Sipas IMA, “sfida ka qenë tepër e fortë mes të nominuarve”. Kështu Ermal Mamaqi ka mundur të rrëmbejë dy çmime njëkohësisht atë si "Personazhi mashkull i vitit" dhe "Personazh i social i vitit".
Televizioni "Top Channel" ka mundur të fitojë si Kanali më i mirë gjeneralist. Programi "Fiks Fare"pavarësisht risive në prezantim vazhdon të mbetet më i pëlqyeri dhe ka mundur të shpallet "Programi më i Mirë Investigues". Ashtu si dhe pritej lajmet në "Top Channel" vazhdojnë të mbeten burimi më i besuar per teleshikuesin duke çuar në redaksinë e tyre çmimin si "Edicioni Informativ më i Mirë". Programi i të dielës "E Diell", është padyshim zgjedhja për t'u argëtuar nëpërmjet ekranit për teleshikuesin shqiptar duke e shpallur fitues të çmimit "Programi më i Mirë Argëtues".
"Vizion Plus" kryeson me çmimin e "Programi i Vitit" me talent shown "Dancing with the Stars" dhe Zefina Hasani, si "Autorja më e mirë". Po kështu varieteja "Apartamenti 2XL" është triumfues në kategorinë "Programi më i Mirë Komik dhe Satirë" duke lënë pas "Portokalli" dhe "Al Pazar". Një nga programet më të ndjekur të pasdites, "Vizioni i Pasdites" është fitues i çmimit "Programi më Mirë argëtues i Pasdites". Në kategorinë "Soap/Telenovela më e Mirë" është përzgjedhur "Dashuri të Vërteta", si dhe "Karaday", "Seriali turk më i mirë".
Vazhdojmë më tej me televizionin "Klan" ku Ardit Gjebrea ka rrëmbyer çmimin si "Producenti më i Mirë, Jo Vetëm Modë, Emisioni më i mirë Kulturor".
Këngëtarja e talentuar Elhaida Dani ka fituar në kategorinë "Best Albanian Act".
Në "Digital" kanë kryesuar kanalet "My Music" dhe "T plus".
Këtë edicion IMA ka menduar të vlerësojë me një çmim special për risinë e emisionit "Thumb" në Youtube dy vajzat, Aulona dhe Fatma, me çmimin "Programi Social Network i Vitit".
(Foto/Çmimi për "A1 Report")
(Foto/Çmimi për emisionin "Urbanika")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)