Çmimet e derivateve në Kosovë janë rritur ditët e fundit sipas Fadil Berjanit, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Në një intervistë për mediat kosovare, Berjani tha se nafta diesel ka arritur deri në 1.60 euro për litër ndërsa benzina nga 1.27 deri në 1.39 euro.
Sipas tij, tregu ka qenë i qëndrueshëm për rreth tre muaj, por tensionet në Lindjen e Mesme po ndikojnë në çmimet globale të naftës dhe kjo reflektohet edhe në Kosovë.
Duke folur për situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret kryesore të transportit të naftës në botë, Berjani tha tha se qytetarët nuk kanë arsye për panik, pasi në Kosovë ka mjaftueshëm derivate.
Nga ana tjetër, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po e monitoron tregun për të parandaluar praktika të padrejta dhe për të mbrojtur konsumatorët.
Në tregjet aziatike, çmimi i naftës së papërpunuar ra rreth 6.5 për qind, nga 92.46 dollarë në 88.15 dollarë për fuçi.
Komente











