Çmimet e produkteve kryesore, trend rënës edhe në 2015
TIRANE, 4 Shkurt /ATSH/- Për vitin 2015, çmimet mesatare të mallrave kryesore priten të qëndrojnë në nivele më të ulëta se ato për vitin 2014, bëri të ditur Banka e Shqipërisë duke iu referuar statistikave ndërkombëtare. Sipas BSH-së, edhe gjatë tremujorit të katërt, çmimi i naftës për fuçi ka ndjekur trajektoren rënëse të filluar që […]
/ATSH/- Për vitin 2015, çmimet mesatare të mallrave kryesore priten të qëndrojnë në nivele më të ulëta se ato për vitin 2014, bëri të ditur Banka e Shqipërisë duke iu referuar statistikave ndërkombëtare.
Sipas BSH-së, edhe gjatë tremujorit të katërt, çmimi i naftës për fuçi ka ndjekur trajektoren rënëse të filluar që në muajin gusht të këtij viti. Indeksi i Evropës për naftën, Brent, shënoi rënie të shpejtë, si në terma vjetorë (30.0%) ashtu edhe në ato tremujorë (25.0%).
Një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare u tregtua me mesatarisht 62.4 dollarë, vlera më e ulët në këto 5 vitet e fundit. Rënia e vazhdueshme e çmimit reflektoi rritjen e vazhdueshme të prodhimit në SHBA, furnizimin e bollshëm edhe nga shtetet e tjera prodhuese, si dhe kërkesën e dobët për naftë në nivel botëror. Për sa i përket parashikimeve për vitin 2015 dhe atë 2016, mbështetur në raportin e U.S Energy Administration Information, çmimi mesatar për fuçi pritet të jetë përkatësisht 57.6 dhe 75 dollarë, bën të ditur raporti i BSH-së, i cili nënvizion se, të udhëhequra nga ecuria e çmimit të naftës, çmimet e mallrave kryesore u tkurrën me 20.2% në terma vjetorë dhe me 16.9% në terma tremujorë.
Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve ranë me 7.4% në terma vjetorë dhe me 5.0% në ato tremujorë. Këto zhvillime u diktuan kryesisht nga forcimi i dollarit në tregjet valutore, oferta e gjerë për këto produkte dhe mungesa e presioneve nga ana e kërkesës, duke u reflektuar edhe në tregun e brendshëm shqiptarë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4541
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49