“Kjo risi vjen natyrshëm në këto kohë hapjeje, komunikimi e ndërveprimi kulturor mes gjithë hapësirave shqiptare në rajon, duke synuar krijimin e një skene të përbashkët kulturore me përballje më cilësore, këmbim vlerash e pasurim të ndërsjellët”, shprehen organizatorët. Sipas tyre, duke filluar nga edicioni i ardhshëm, juritë e Çmimeve KULT do të zgjerohen duke përfshirë në vlerësimet e tyre prurjet kulturore e artistike të të gjitha trevave të tjera shqiptare.
Edicioni i 10-të do të mbahet me një mbrëmje gala unike, me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit po edhe jashtë saj. Më 10 Qershor, Akademia KULT sjell mbrëmjen Gala të ndarjes së Çmimeve KULT në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në këtë përvjetor të 10-të ndarjes së çmimeve, Akademia KULT ka vendosur të shpall 11 çmime, me nga 4 të nominuar në secilën kategori :
1- Interpretuesi lirik i vitit:
-Armand Likaj : Don Xhovani, opera “Don Xhovani”
-Etleva Golemi : Floria Toska, opera “Toska”
-Gëzim Myshketa : Ali Pasha, opera “Ali Pasha i Janinës”
-Mariana Leka : Dona Ana, opera “Don Xhovani”
2- Instrumentisti i vitit:
-Different Trains Festival (Klajdi Sahatçi, Dorian Xhoxhi, Arben Spahiu, Vlorent Xhafaj, Olsi Leka, Dhurata Lazo): koncert.
-Ermir Abeshi: Violinë, Koncert Recital.
-Jonian Kadesha: Violinë, Koncert Recital.
-Merita Rexha: Piano, Koncert Recital.
3- Albumi muzikor i vitit:
-Dren Abazi: “After Party”.
-Grupi Lynx: “Sa pak mjafton.
-Vesa Luma: “Pop Cult.
-Yllka Kuqi: “Dhe të dua”.
4-Aktorja e vitit:
-Eriona Kakeli: Helena, “Ëndrra e një nate vere”.
-Ina Gjonçi: Suzana, “Kasollja e vogël”.
-Natasha Sela: Nora, “Hajdutja e bukur”
-Rozi Kostani: Vojkova, “Konkursi”.
5-Aktori i vitit:
-Arben Derhemi: Johan Padam, “Johan Padam në kërkim të Amerikave”.
-Genci Fuga: Filipi, “Kasollja e vogël”.
-Helidon Fino: Edipi, “Edipi mbret”.
-Robert Ndrenika: Kostaqi, “Shshsh… ule zërin”.
6- Regjia teatrale e vitit:
-Elma Dorezi: “Tri mendje në ankand”.
-Ilir Bokshi: “Edipi mbret”.
-Milto Kutali: “Johan Padam në kërkim të Amerikave”.
-Sesilia Plasari: “Kasollja e vogël”.
7- Filmi shqiptar më i mirë:
-Bujar Alimani: “Amnistia”.
-Edmond Budina: “Ballkan Pazar”.
-Gjergj Xhuvani: “Lindje Perëndim Lindje”.
-Joni Shanaj: “Pharmakon”.
8- Artisti pamor i vitit:
-Adrian Paci: Ekspozitë kolektive, “Pasolini Prossimo Nostro”.
-Genti Korini: Ekspozitë personale, “Abstrakt-Struktura Kalimtare”.
-Rexhep Ferri: Ekspozitë personale , “Larg dhe afër”.
-Vladimir Llakaj: Ekspozitë personale, “Portret Historik”.
9- Libri studimor i vitit:
-Dhurata Shehri: “Statusi i Kritikës”.
-Gëzim Qëndro: “Gjuha Pamore”.
-Thimi Nika: “Historia e filatelisë shqiptare”.
-Vasil Tole: “Himni Kombëtar”.
10- Libri artistik i vitit:
-Balil Gjini “E katërta”, roman.
-Besnik Mustafaj: “Autoportret me teleskop”, roman.
-Krenar Zejno: “Lavd librit”
-Rudi Erebara: “Lëng argjendi”, poezi.
11- Përkthimi i Vitit:
-Donika Omari “Vepra në të zezë” – Marguerite Yourcenar.
-Nonda Varfi: “Ëndrrat e ujqve” – Yasmina Khadra.
-Romeo Çollaku: “Vrasësja” – Alexandros Papadiamantis.
-Saverina Pasho: “Ne të gjallët” – Ayn Rand.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)