Çmimet në treg, inflacioni hyn
sërish në normë, tani 2.2%

Çmimet në treg, inflacioni hyn<br />sërish në normë, tani 2.2%
TIRANE- Në muajin mars 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,2%, njoftoi dje INSTAT. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 2,4%, por më pas vendi duket se po rrëshqiste drejt deflacionit, duke shënuar nivele nën kuotën më të ulët të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh.

Krahasuar me muajin mars 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Mallra dhe shërbime të ndryshme" me 11%, pasuar nga grupi "Pije alkoolike dhe duhan" me 6,8%, "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 2,8%, "Hotele, kafene dhe restorante" me 2,7%, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Veshje dhe këpucë" me 3,2%, pasuar nga grupi "Komunikimi" me 2,8%, "Shëndeti" me 1,4% etj.

Rritja vjetore në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 pikë për qind. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 15,2% dhe nëngrupit “zarzavate” me 13,6%. Ndërsa çmimet e nëngrupit “sheqer e ëmbëlsira” u ulën me 4,8%, “vajra dhe yndyrna” 4,0% pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 1,7%, “qumësht, djath e vezë” me 1,2% etj.

Në mars 2014 ndryshimi mujor i indeksit është 0,5%. Rritja mujore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi ”Ushqime dhe pije joalkoolike me 0,44 pikë përqindjeje. Çmimet e zarzavateve u rritën me 4,6% dhe çmimi i frutave me 4%. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me 0,2 pikë përqind në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimet e pijeve alkoolike u rriten me 0,6% dhe çmimi i duhanit me 0,3%.

Çmimi i naftës u ul me me 0,3% dhe i benzinës me 0,4% krahasuar me një muaj më parë.

Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia