Çmimet sërish në ulje
Inflacioni zbret në 1.9%
Çmimet e konsumit në muajin maj shënuan një ulje të mëtejshme prej 0.8 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm, njoftoi INSTAT. Ndryshimi vjetor në muajin maj 2012/ maj 2011 është prej 1.9 për qind, pra nën nivelin minimal të inflacionit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë në 2%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2 përqind.
TIRANE - Çmimet e konsumit në muajin maj shënuan një ulje të mëtejshme prej 0.8 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm, njoftoi INSTAT. Ndryshimi vjetor në muajin maj 2012/ maj 2011 është prej 1.9 për qind, pra nën nivelin minimal të inflacionit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë në 2%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2 përqind.
Krahasuar me muajin e mëparshëm indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.8 për qind. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 16.2 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të këtij grupi si nëngrupin “qumësht djath e vezë” me 0.9 për qind, nëngrupin “sheqer e ëmbëlsira” me 0.9 për qind, etj. Çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar rritje gjatë këtij muaji, si në nëngrupin “fruta” me 6.7 për qind, “vajra dhe yndyrna” me 0.7 për qind, etj.
Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.2 për qind.
Indeksi i grupit ”Mobilje, pasije shtëpie dhe mirëmbajtje” ka shënuar një rritje prej 0.4 për qind ku çmimet e mobiljeve u rritën 0.8 për qind.
Indeksi i grupit ”Shëndeti” shënoi sërish rritje 0.1 për qind, ku shërbimet mjeksore u shtrenjtuan 0.2 për qind.
Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar një ulje prej 0.6 përqindësh. Gjatë muajit maj çmimi i naftës shënoi një ulje prej 2.1 përqindësh dhe çmimi i benzinës një ulje prej 1.8 përqindësh, njofton INSTAT-i.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49
-
VIDEO/ Rrëzohet një dron ukrainas, përfshihet nga flakët depoja e naftës ruse
19 Janar, 10:50
-
Mes shqetësimeve për sulmin e anijeve tregtare në Detin e Kuq, çmimi i naftës bie me 2%
28 Dhjetor 2023, 21:00