Çmimi i apartamenteve në Lungomare të Vlorës deri në 2000 euro për metër katror! Breshani: S’ka rënë fuqia blerëse, rusët dhe ukrainasit më të interesuarit

Lungomare në Vlorë mbetet zona e preferuar për banim, por çmimet janë të papërballueshme për vendasit.

"Me çmimet aktuale është shumë vështirë për të blejmë shtëpi. Vetëm me kredi se çmimet kanë shkuar nga 1200 deri në 2000 euro", shprehet një qytetare.

50 për qind janë rritur çmimet e apartamente krahasuar me një vit më parë, u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani. Sipas tij, kjo është pasojë e rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit.

"Lënda e parë është rritur nga 30-50 për qind dhe kjo ka çuar në rritjen e kostos së ndërtimit. Pra reflektohet direkt në çmimin e apartamenteve.  ër shembull ka qenë me 500-600 euro/metri në Lungomare tani ka arritur në 1500 euro/m2 por edhe 2000 euro/m2, po kështu në Transballkanike dhe në qytet ka rritje", thotë Breshani.

Pavarësisht çmimeve të larta, nuk mungon kërkesa në treg. Janë emigrantët, rusët dhe ukrainasit ata që po blejnë shtëpi të reja në bregdet.

"Zona më e kërkuar është ajo e Lungomares. Kërkesa nga vendi s'ka shumë, shumica nga emigrantet dhe shtetas te huaj. Kosovaret e Zvicrës dhe Gjermani por ka edhe shtetas te huaj ukrainasit dhe ruset po hulumtojmë blerje banesash. Oferta në qytet është shumë e madhe ndaj duhet të jepen më shumë leje ndërtimi për njësi banimi dhe hoteleri", vijon Breshani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 17/09/2023 19:13

    Une mendoj qe te ndertoni cdo hapesire bosh ne Vlore. Furlani stadiumit,teatrin, futuni ne det ndertoni, kafshoni pyllin e sodes e mos i lini kusur Zvernecit.E kur te mos kete me emani due na e ngopni se pantallonat i kemi ulue me kohe te gjuri. Ndryshe nuk ka si te behet

    Përgjigju
  • Iris: 11/09/2022 03:43

    /LUI/,me para ne dore eshte menyra me e mire.Qe te marresh kredi,bankat te kerkojne kushte, te cilat shume veta nuk i plotesojne dot dhe pervec kesaj,kur merr kredi duhet te kesh kolateral,te paguash dhe interes.Tek ne,30 vjet /e fiksuar/ ka shkuar 6 e ca % dhe pritet te rritet me shume.Dhe blerja me para ka dhe dy te mira te tjera:1-banka nuk t'a merr dot,gje qe mund te ndodhe kur e ke me kredi dhe se paguan dot dhe 2- kur shume veta duan t'a blene te njejten shtepi,favorizohet jo vetem ai qe jep me shume (cmimet ngrihen si ne ankand),por dhe ai qe jep /cash/ te gjithe shumen.Te vetmen te mire qe ka blerja me kredi eshte qe nuk /te shkund/ financiarisht nga xhepat sic te ndodh kur paguan cash.

    Përgjigju
  • BENI: 11/09/2022 00:32

    MOS I SHISNI APARTAMENTET NE BUZE TE DETIT,,,,,ATO DUHET TE JENE NE PRONESI TE SHQIPTAREVE,,,TE JUVE VLONJATEVE ,,,,MOS JA SHISNI TE HUAJVE,,,,MBAJINI PER VETE DHE KTHEJINI NE HOTELE,,,,SEPSE VETEM KESHTU SIGURONI TE ARDHURA TE PA-NDERPRERA,,,DHE PUNESONI BANORET E VLORES,,,,PO JA SHITET TE HUAJVE DO KTHEHENI NE SHERBYES DHE SKLLEVER TE TE HUAJVE ,,NE VENDIN TUAJ....THIRRINI MENDJES...

    Përgjigju
  • Lui: 10/09/2022 20:04

    Vetëm me kredi thotë një qytetare.. Akoma vazhdojnë me mendësinë e vjetër që duan t'a blejnë shtëpinë direkt me para. 90% e popullsisë në botë me kredi e blejnë moj zonjë.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 10/09/2022 18:04

    Ka kolonizime me lufte por ka dhe me shitje bythe,vazhdoni shitjani Rusve e Ukrainasve se argat te tyre do ktheheni ne token tuaj.

    Përgjigju
  • Skela: 10/09/2022 17:01

    Skeni lene vend pa ndertuar o breshan. Tani vetem po ndertuat ne det.

    Përgjigju
  • Kik: 10/09/2022 16:59

    Te ndalohet me ligj shitja e aprtamenteve te huajve

    Përgjigju
    • Tironci: 10/09/2022 19:07

      Dakort

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut