Çmimi i biletave,Basha: "Jo"
lojës së kungulleshkave

Çmimi i biletave,Basha: lojës së kungulleshkave">
TIRANË – Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i kërkoi sot shoqatave të transportit që përpara së të japin propozime për rritjen e çmimit të biletave duhet të presin studimin e gjendjes, duke u konsultuar edhe me ekspertë. Deklaratën ai e bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentë në një universitet privat në Tiranë, lidhur me projektet e zhvillimit të kryeqytetit.
“Askush nuk ka të drejtë të propozojë një shifër, hamendësime mbi asgjë, e aq më pak për diçka kaq të ndjeshme siç është bileta e transportit publik. Sigurisht ne jemi ulur me ta dhe kemi parë sëbashku problematikat. Lojë “kungulleshkash” me çmimet, Bashkia e Tiranës nuk bën. Do të bëjmë një studim me ekspertë të pavarur, do të shikojmë strukturën aktuale të çmimeve, kostove, të shëbimeve, të shpenzimeve dhe në bazë të kësaj, do të shikojmë rrugën përpara, por procesi është shumë kompleks dhe në thelb të procesit mbetet interesi publik, interesi I qytetarëve të Tiranës dhe objektivat tona strategjikë, ofrimi I shërbimit me tarifë të reduktuar fillimisht, deri në tarifë zero për studentët dhe pensionistët mbi 65 vjeç. Natyrisht kjo nuk mund të bjerë nga qielli, diku duhet të kemi një rakordim, sepse në fund të fundit operatorët janë ndërmarrje private, por edhe po të mos ishin të tilla, ndërmarrjet publike nuk operojnë me frymën e shenjtë, edhe ato operojnë në bazë të një preventivi, kosto”, tha Basha.

Ditët e fundit është komentuar shumë propozimi i artikuluar nga shoqatat e transporteve, të cilat nuk kanë përjashtuar mundësinë të çmimi i biletës për përdorimin e autobuzëve të jetë 70 lekë (të reja). Çështje ka shkaktuar jo pak polemika në opinionin publik.

PASTRIMI, SHËRBIM ME KONCENSION
“Kryesorja ka qenë të vëmë para përgjegjësisë kontraktorët, në mënyrë që mbledhja e mbeturinave të bëhet në mënyrë më të rregullt. Po përgatisim një paketë afatgjatë, e cila në thelb ka trajtimin modern, në përputhje me politikat më të avancuara të ambientit, të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës. Prioritet është edhe rritja e efiçencës së mbledhjes së tarifës së pastrimit, e cila për fat të keq sot paguhet nga më pak se gjysma e familjeve të Tiranës dhe kjo duhet të ndryshojë, sepse vetëm ndarja e barrës së përgjigjegjësisë e tarifës së pastrimit, në mënyrë proporcionale, na jep të drejtën që po kështu, në mënyrë proporcionale të kërkojmë të njëtin shërbim kudo që jetojmë. Besoj se brenda muajit qershor do të përfundojmë procesin e përgatitjes për një marrëdhënie të re, pse jo edhe konçesionare, për trajtimin e mbeturinave të qytetit të Tiranës”, tha Basha.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi