Çmimi i naftës, Braçe: Jo nga taksat
 por nga mungesa e konkurencës

Çmimi i naftës, Braçe: Jo nga taksat<br /> por nga mungesa e konkurencës
Deputeti socialist, Erjon Braçe, njëherësh dhe kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me cmimin e naftës në Shqipëri.

Në një status në rrjetin social facebook, Braçe duke bërë një analizë të situatës në tregun shqiptar dhe çmimeve të shitjes thekson se ato nuk janë rezultat i taksave, por i mungesës së konkurencës dhe normës së lartë të fitimit të vendosur nga kompanitë që importojnë naftën dhe benzinën në vend.
 
Në këtë kuadër Brace i apelon institucioneve shtetërore për të ndërhyrë dhe ushtruar kontroll në mënyrë që të shmangen çmimet abuzive.

Statusi i plotë i deputetit, Erjon Braçe

“E vërteta për cmimin e naftës dhe benzinës , taksat dhe cmimin përfundimtar në tabelat e pikave të shitjes!! Për 1 litër naftë/ të dhënat nga dogana në datën 15 Janar:
Vlera e importit në Portin e Durrësit­ 47,663 lekë 

Tatimet dhe taksat;
Akciza­ 37 lekë
Taksa e Qarkullimit­ 27 lekë
Taksa e Karbonit­ 3 lekë
Tatimi mbi Vleren e Shtuar­ 22,933
Totali: cmimi 1 litër naftë të importuar (bashkë me kostit e transporteve etj) plus taksat dhe tatimet 137,596 lekë të
reja

Cmimi i naftës në pompë 167 lekë të reja, diferenca 30 lekë për litër. Kjo diferencë, sipas tregëtareve janë shpenzime të brendshme dhe fitimi!!! 20% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!! Për 1 litër benzinë/ të dhënat nga dogana në datën 16 janar:

Vlera e importit në portin e Durrësit­ 42,856 lekë
Tatimet dhe taksat:
Akciza­ 37 lekë
Taksa e Qarkullimit­ 27 lekë
Taksa e Karbonit­ 1.5 lekë
Tatimi mbi Vleren e Shtuar­ 21,671 lekë
Totali: Cmimi 1 litër benzië të importuar (bashkë me kostot e transportit etj) plus taksat dhe tatimet 130,027 lekë të
reja
Cmimi i benzinës në pompë 170­172 lekë të reja, diferenca 40 lekë për litër.
Kjo diferencë sipas tregtareve janë shpenzime të brendshme dhe FITIMI!!!
30% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!!

Tani, disa të vërteta të tjera;
E para, shpenzimet e familjeve për nafte, benzinë e gas janë vetëm 3% e shpenzimeve familjare; nuk kanë qenë kurrë 10 %, pra janë vetëm 3 lekë në 100 lekë shpenzime; E dyta, nuk jane taksat që frenojne uljen e cmimit; përkundrazi sic është verifikuar dhe gjatë muajve të fundit, cmimi
në pompë është ulur pavarësisht taksave; sa herë ulet cmimi i importit të naftës e benzinës, për shkak të tvsh , ulet dhe vlera e taksave që paguhen.


Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)