Zëvendës-Presidentja e Partisë së Lirisë, deputetja Erisa Xhixho, ka komentuar rritjen e çmimit të naftës gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, pas nisjes së luftës në Iran.
Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho ka deklaruar se çmimi i naftës ka shkuar rreth 200 lekë për litër, pasi sipas saj, 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë direkt në buxhetin e shtetit.
Xhixho tha gjithashtu se shqiptarët paguajnë dy herë për mirëmbajtjen e rrugëve, njëherë përmes kolaudimit të automjeteve dhe përmes taksës së qarkullimit në çdo litër karburanti.
Xhixho theksoi se nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, por në realitet sipas saj, për mirëmbajtjen e rrugëve shpenzon vetëm rreth 55 milionë euro.
Teksa shtoi se rritja e çmimit të naftës ndikon edhe te çmimet e ushqimeve, Xhixho tha se për këtë arsye PL ka propozuar në Kuvend pezullimin e menjëhershëm të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, si një masë që do të ulte direkt çmimin e karburantit.
Reagimi i zv.Presidentes së PS, Erisa Xhixho:
Pse nafta në Shqipëri kushton rreth 200 lekë për litër?
Sepse 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë direkt në buxhetin e shtetit. Këtë tashmë e ka pranuar edhe qeveria.
Sa herë rritet çmimi i naftës, rritet automatikisht edhe vlera e TVSH-së (20%), që do të thotë më shumë para për qeverinë dhe më shumë kosto për qytetarët.
Le t’i analizojmë taksat:
Ne për mirëmbajtjen e rrugëve paguajmë 2 herë:
një herë përmes kolaudimit të automjeteve, rreth 70 mijë lekë në vit, dhe përsëri përmes taksës së qarkullimit në çdo litër karburanti, rreth 27 lekë për litër, që me TVSH bëhen rreth 32 lekë për litër.
Nga kjo taksë, qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, por në realitet për mirëmbajtjen e rrugëve shpenzon vetëm rreth 55 milionë euro. Pra, as taksat që mbledh nuk është e aftë t’i shpenzojë.
Ndërkohë, rritja e çmimit të naftës rrit menjëherë çmimet e produkteve bazë si buka, mielli, makaronat, vaji etj. Për këtë arsye si Parti e Lirisë kemi propozuar në Kuvend pezullimin e menjëhershëm të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, si një masë që do të ulte direkt çmimin e karburantit.
Ndaj qeveria të mos bëjë teori për borde të dështuara, por të ulë taksat dhe të marrë masa për uljen e çmimit të naftës, sikundër po bëjnë të gjitha vendet e rajonit.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për paaftësinë dhe grabitjen që bën kjo qeveri me taksat.
Komente










Po i ktheve parat qe ke vjedhur dhe ja ke dhen babait tend kur qeverisje me Metaj benzina do te ulet me siguri nen 200 lek te vjetra per Liter.pastaj do te besojm me siguri per ato qe thua.
Përgjigju