Çmimi i naftës "përplas" PD e
PS, Rama: Ja grafiku i të vërtetës

Çmimi i naftës PS, Rama: Ja grafiku i të vërtetës">
TIRANE - Mazhoranca dhe opozita janë “përplasur” sërish për çmimin  e naftës. Nga selia blu sot këshilltari i Grupit Parlamentar për Financat, Dorian Teliti tha se tregtarët e lidhur me dyshen Rama-Meta, e blejnë sot karburatin 40 përqind më lirë dhe e shesin 40 përqind më shtrenjtë për qytetarët.

PD, Teliti: Nafta ne bote 40 % me e lire, vete ne Shqiperi shitet shtrenjte
Sipas tij me këtë skemë, çdokush varfërohet gjithnjë e më shumë, dhe pasurohen gjithnjë e më shumë klanet e naftës të lidhura me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
 
“Çdo qytetar shqiptar që paguan sot naftën më të shtrenjtë në botë, duhet të kujtohet se paratë po i nxjerr nga xhepi vetëm për një arsye, për interesat e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Interesat financiare të dyshes Rama-Meta sundojnë sot tregun në vend, dhe kjo është e vetmja arsye pse nafta në gjithë botën është 40 përqind më e lirë, vetëm në Shqipëri vazhdon të jetë njësoj e shtrenjtë. Vazhdon të ketë cmimin më të shtrenjtë tek ne, dhe kjo tarifë bëhet katastrofike po të kemi parasysh se fuqia blerëse e jona është 3 herë më e vogël se mesatarja e Bashkimit Europian. Shqiptarët paguajnë më shumë, sepse paguajnë për pasurimin e klientëve të qeverisë, paguajnë për pasurimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, deklaroi Teliti.
 
PS, Gjylameti: Basha genjeu, cmimi nuk eshte ulur 40 %
Por për deputeten e PS, Blerina Gjylameti kreu i PD Lulëzim Basha dje i gënjeu shqiptarët duke u thënë se çmimi i naftës në Europë është ulur 40%, kurse në Shqipëri jo.

“Të dalë e të na tregojë zoti Basha një vend të vetëm në Europë ku çmimi është ulur 40%. E vërteta është se në Itali, Francë, Greqi, Maqedoni dhe në Europë në përgjithësi, çmimi i naftës është ulur në tre muajt e fundit 4 - 5%, ekzaktësisht sa është ulur edhe në Shqipëri. Ndaj, duke qenë plotësisht modest dhe kokulur, të përkushtuar plotësisht në detyrën e vështirë që kjo qeveri dhe mazhorancë ka marrë përsipër, i kërkojmë opozitës që të paktën të mos gënjejë kaq hapur e të mos harrojë kaq shpejt se personat përgjegjës të krizës ekonomike që trashëguam, janë ata vetë, Partia Demokratike dhe qeverisja e tyre 8 vjeçare”, deklaroi Gjylameti.  
 
Rama: PD te shohe grafikun..Ja e verteta per cmimin e naftes
Në këtë debat është përfshirë dhe shefi i qeverisë, Edi Rama. Në një postim në rrjetin social Facebook, ku e shoqëron bashkë me një foto që tregon uljen e çmimit të naftës në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit, Rama shkruan: “Tregojani këtë infograf atyre qe thonë se vetëm në Shqipëri nuk ka rënë çmimi i naftës. Shqip jo shqup” 

cmimi i naftes

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë