Çmimi i naftës-PS:Impakti në Shqipëri i njëjtë me vendet e rajonit

Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti reagoi sot ndaj deklaratave të opozitës lidhur me çmimin e naftës.
Duke pohuar se çështja e çmimit të naftës sot është një debat global, ajo tha se impakti mbi vendin tonë përputhet me atë të vendeve të rajonit dhe jo si gënjente kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PS-së, iu përgjigj deklaratës së deputetit demokrat, Florion Mima, për të cilin tha se gjeti "kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, që vetëm pak ditë më parë u shpreh se çmimi i naftës në Europë ka rënë me 40% në tre muaj.

"PD ka ende probleme me shifrat, njësoj si në opozitë, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallën mesatare 6.5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%", tha Gjylameti.

Ajo tha se, " I kërkuam PD-së të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha"./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)