Çmimi i naftës, Rama: Vajmedet
PD! Basha: Nastradini iu gënjeu!

Çmimi i naftës, Rama: Vajmedet<br />PD! Basha: Nastradini iu gënjeu!
TIRANE - Çmimi i karburantit në vendin tonë është bërë objekti i replikave të radhës në rrjetet sociale ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
 
Akuzave të bëra ditën e sotme nga selia blu, për faktin se çmimi i karburantit në vendin tonë është më i larti në Europë, për shkak të taksave të qeverisë, shefi i saj Edi Rama i është përgjigjur me ironi.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri shprehej se ata që deri dje akuzonin se çmimi i karburantit në vend ishte më i madhi në botë, thonë se pse nuk është më i ulët se vendet e Europës.
 
Por po në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha i cili duke e cilësuar Ramën “nastradin”, pasi qeveria në fushatë kishte premtuar ulje të çmimeve ndërsa tani ka e ka harruar këtë premtim. 

Rama: Vajmedet PD, kush rri dhe i dëgjon
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike dhe thirrjeve për protestë të kësaj të fundit kundër çmimit të karburantit që sipas saj vjen si rezultat i taksave të larta të qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ironizon deklaratat e selisë blu duke u shprehur se “deri dje bënin thirrje se çmimi i karburantit do të rritet në stratosferë e ndërsa sot thonë se pse nuk është më i ulëti në botë.”

“Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftes ne stratosfere sot thone pse nuk eshte me i uleti ne bote! #VajmedetPD e kush e degjon PD!” shkruan Kryeministri
 
Ndërsa në një tjetër postim, shefi i qeverisë shprehet se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj groposi në 1 miliard dollarë në 6 vjet Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

“Vetem OSSHE e groposen 1 mld USD borxhe ne 6 vjet, pa llogaritur gropat e tjera ku desh theu qafen Shqiperia #VajmedetPD e kush e degjon PD!” shprehet ai
  Ditën e sotme Partia Demokratike iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në shenjë proteste ndaj çmimit të karburantit të ndalojnë makinat e tyre për 5 minuta.

Basha: Rama një nastradin, harroi premtimet në fushatë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çmimin e karburanteve. Përmes një postimi në Facebook, Basha e cilëson shefin e qeverisë një nastradin, dhe që sipas tij ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Kjo pasi sipas tij, premtimet në fushatë për uljen e çmimit të karburantit sot i ka harruar.

"Vajmedeti fali dhe ndau 600 milionë euro detyrime të njohura CEZ-it. Ju vodhi 200 euro për frymë shqiptarëve e pastaj u turr me kërbaç në dorë t’ju marrë njerëzve kacidhen e fundit. Nuk u mjaftua por rriti edhe çmimin e energjisë, ndonëse ishte po ky nastradin që premtoi ulje çmimi në fushatë siç e mbajmë mend të gjithë. Tani krekoset si gjeli majë plehut kur shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se çdo europian pikërisht prej taksave dhe klientelizmit të tij. Protesta e të hënës është refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianët. Të hënën në ora 11 në të gjithë Shqipërinë drejtuesit e mjeteve do të fikin motorët e makinave për 5 minuta dhe do të ndezin motorët e protestës qytetare kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër taksave dhe çmimeve të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë." shkruan Basha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)