Çmimi i naftës, Rithemelimi akuza qeverisë dhe bordit: Mbron tregtarët, po dëmton konsumatorët

Grupi i “Rithemelimit” në PD akuzon qeverinë se po abuzon me çmimet e karburantit në vend, teksa ngre dyshime edhe për kontrabandë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Klodian Muço, akuzon qeverinë dhe bordin  se po rëndojnë xhepat e konsumatorëve, dhe po pasurojnë tregtarët.

"Janë disa të vërteta të cilat ne po i bëjmë publike nga foltorja e Partisë Demokratike, përsa i përket abuzimit me çmimin e naftës në Shqipëri. Referuar të dhënave të bursës ndërkombëtare sot nafta është 88 dollar për fuçi, ndërkohë që nafta në Shqipëri nuk njeh ulje por vijon të rëndojë akoma e më shumë të ardhurat në mbijetesë të qytetarëve shqiptarë.
 
Ndonëse bursa e naftës sot është 4 dollarë më pak se para luftës në Ukrainë, çmimi në Shqipëri nuk njeh rënie, ajo është 30 lekë më tepër sesa para fillimit të luftës. Rrjedhimisht, ky çmim  reflekton në shportën e konsumatorit shqiptar, i cili sot shpenzon më shumë dhe konsumon më pak. Bordi që duhet të mbronte konsumatorin, po mbron tregtarët e shumicës apo pakicës si dhe veten, pasi arkëton më shumë TVSH.
 
Por nga ana tjetër ndërsa Ministria e Financave deklaron rënie të importit me 16.7% të karburanteve për 3 mujorin e dytë, INSTAT deklaron rritje të konsumit me 5.2%. Këto dy deklarata në vetvete nxjerrin në pah se janë rreth 40 milionë litra naftë diferencë ndërmjet asaj që deklaron Ministria dhe shifrave që deklaron INSTAT. Mos vallë qeveria në këtë rast më tepër sesa të mbrojë qytetarin me borde, duhet ta mbrojë duke reduktuar kontrabandën?"
 
Në fund por jo nga rëndësia kryeministri Rama deklaroi se nuk ul taksat e naftës se po mbron qytetarët nga çmimi i energjisë. Sot ai e rriti çmimin e energjisë mbi 800kwh, 4.4 herë më shumë. Atëherë ai duhet të heqë taksat dhe të ulë çmimin e naftës pasi barrën e energjisë ia kaloi konsumatorëve. 
 
Është e qartë që qeveria nuk ka interes të reflektojë në të mirë të qytetarëve. Ajo nuk ka punuar asnjëherë për mirëqënien e tyre, madje për të krijuar terror, ajo ka fuqizuar propagandën e mashtrimit, sa për t’i hedhur sy shqiptarëve. Por e vërteta është aty, në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar, dhe këtë qeveria nuk e mbulon dot me propagandë", tha Muço.

Çmimi i naftës në bursë ka zbritur në nivelet e para luftës në 85 dollarë/fuçia, por nuk reflektohet njësoj në vendin tonë nga vendimet e Bordit të Transparencës.  Sipas Ministrisë së Financave bordi nuk bazohet në çmimin e naftës bruto por në ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës. Aktualisht nafta në vend po shitet me 223 lekë/litri, nga 216 lekë që ishte, benzina tregtohet me 194 lekë/litri, kurse gazinë 78 lekë litri.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kiriku: 27/09/2022 18:49

    Se ju do e mbanit me mire o budallenj ikni shpourruni

    Përgjigju
  • Salaik: 27/09/2022 18:48

    Dalin dhe kta bejn sikur kane trupa gjykues per keto ceshtje

    Përgjigju
  • tani: 27/09/2022 18:14

    ju te pd kujtoni se do perfitoi nga kjo situate po skeni per tja dale

    Përgjigju
  • Hasan: 27/09/2022 18:14

    Aman mo imagjino te ishit ju pushtet do kishim ngordh per buk

    Përgjigju
  • greta: 27/09/2022 18:13

    po cmimi rritet nga kriza ska pune qeveria

    Përgjigju
  • Deni: 27/09/2022 18:07

    Po ca faj kan ato mor se ato po mundohen me e mbajte sa me te ulet naften po ju vec me akuzu kot dini

    Përgjigju
  • Jani: 27/09/2022 18:07

    Pp te ishit ju do kishte shku nafta 10 mij lek

    Përgjigju
  • Ilda: 27/09/2022 17:55

    Sa per dijeni ta dish dmth qe qeveria mbron e ndihmon te dy palet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja