TIRANË - Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Brace ka debatuar në distancë me shoqatën e shoqërive hidrokarbure, për nivelin e çmimit të naftës. Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti socialist ka theksuar se prej kohësh tashmë tregu është i monopolizuar dhe 3 kompanitë që zotërojnë sektorin kanë gjetur justifikimet për mosuljen e çmimit të energjisë.
“Vazhdon shërbimi për 3 kompanitë e naftës që kontrollojnë tregun dhe detyrojnë çmime të padrejta për çdo qytetar shqiptar prej 3 muaj se paku!! Pasi nuk guxojnë të përmendin lirinë për të abuzuar në treg tani kanë gjetur: Taksën e reklamës (pra të tabelës) dhe taksat vendore si arsye perse nuk ulet çmimi i naftës plotësisht!!”- shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.
Pas këtij shkrimi ka reaguar shoqata e shoqërive të hidrokarbureve duke cilësuar indirekt deklaratën e Braçes si keqinformuese. Shoqata sqaron se në raport me vendet e rajonit, vendi ka 3 taksa që i shtohen çmimit të karburantit, Taksa e Qarkullimit 27 Lekë/Litër , Taksa e Karbonit 3 Lekë/Litër si dhe Taksa e Markimit 1 Lekë/Litër e së fundmi një nivel të TVSH-së më të lartë se vendet e tjera në rajon.
Reagim i plotë i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure mbi tregun e karburantëve Përsëri përmes rrjetit social deputeti socialist Brace e ka cilësuar këtë reagim si një mbrojtje që shoqata po I bën monopolist të tregut dhe kompanive
“Asnjë fjalë në deklaratën e saj për përqendrimin e tregut, mungesën e konkurrencës në të dy ekstremet e tij, veçanërisht në shitjen me pakicë, për pasojë asnjë fjalë për çmimet e padrejta që po ju faturohen konsumatoreve!! por pa problem; Transparenca do vijojë!! Çmim me çmim për çdo ngarkesë importi, taksat plus dhe përfitimet nga çmimet e padrejta qe aplikohen mbi qytetaret!!”- shkruan në statusin e dytë deputeti socialist Braçe.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49