Çmimi i ri e energjisë, PD: Nga 1
janari rritje dhe e çmimit të bukës

Çmimi i ri e energjisë, PD: Nga 1<br />janari rritje dhe e çmimit të bukës
Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë se çmimi i ri të energjisë elektrike do të  prekë mirëqënien e çdo familje shqiptare. Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se  rritja e çmimit të energjisë elektrike tashmë është një fakt.

“Rama, çuditërisht harroi premtimet e tij në 2013, për ulje të ndjeshme të çmimit të energjisë.  Ai  harroi gjithashtu premtimet për ndihmë emergjente ndaj familjeve që nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë, për skema lehtësuese dhe mosnjohje të faturave abuzive. Të gjitha u harruan. Ndërsa sot, e vërteta është që përfundimisht çmimi u rrit dhe kjo rritje do të na prekë të gjithëve”, deklaroi Boçi.

PD thotë se çmimi i ri do të prekë në radhë të parë 76% të konsumatorëve të cilët që nga 1 janari do të paguajnë 24% më shtrenjtë energjinë e tyre. Deputeti demokrat tha se me këtë rritje nga 1 janari shumë produkte bazike si buka, vezët, qumështi, etj do të jenë më të shtrenjta për të gjithë ne, si pasojë e rritjes shumë të madhe të çmimit të energjisë për prodhuesit.

“Kjo është e vërteta e hidhur, të cilën opozita e kishte paralajmeruar me kohë që kur denoncuam megaskandalin financiar dhe moral të CEZ-it, ku 600 milionë euro të shqiptarëve përfunduan në xhepat e kompanisë çeke”, deklaroi deputeti demokrat.

PS: Opozita mashtron, çmimi i bukës nuk do të rritet

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i partisë Socialiste. Deputetja Olta Xhaçka tha se shkalla e mashtrimit publik të PD arrin në nivele për të ardhur keq. Deputetja socialiste tha se opozita nuk sjell fakte dhe argumente por mashtron gjithë ditën. Ajo siguroi qytetarët të mos dëgjojnë PD-në, pasi çmimi i bukës nuk do të rritet.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)