Çmimi i ri i energjisë, përplasen
PS e PD, akuza njëra-tjetrës

Çmimi i ri i energjisë, përplasen<br />PS e PD, akuza njëra-tjetrës
Partia Demokratike dhe Socialiste, një ditë pasi kryetarët e tyre janë “përplasur” në distancë për çmimin e ri të energjisë, sot kanë hedhur akuza të tjera. 


Tabaku: Rritja e çmimit të energjisë, një tjetër vit depresiv

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë së dielës, për të denoncuar atë që nga selia blu e konsiderojnë si efekt shkatërrues të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 75 përqind të familjeve shqiptare, por edhe për biznesin. 

jorida tabaku

“Nga 1 janari i vitit 2015, shqiptarët do të paguajnë më shumë për energjinë elektrike, një dhuratë kjo që qeveria u jep shqiptarëve ditët e fundit të vitit për vitin e ardhshëm, një zakon i viteve të fundit. Shtresat në nevojë; pensionistë, persona me aftësi të kufizuara e kushdo që ishte i mbrojtur deri më sot; falë qeverisjes socialiste do të paguajnë 9.5 lekë/kËh në vend të 7.7 lekë/kËh (dhe kjo pa TVSH). Plot 24 përqind më shumë”, deklaroi deputetja Tabaku.

Duke iu rikthyer propagandës qeveritare, siç e cilëson Tabaku, referuar edhe replikave të një dite më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Basha, deputetja tha se askujt prej shqiptarëve nuk u intereson çmimi mesatar i energjisë elektrike që kanë paguar deri më sot dhe do të paguajnë deri në fund të dhjetorit.
 
Bushati: Çmimi i ri i energjisë, nuk është rritur, por është ulur

Por nga selia e PS, deputeti Ervin Bushati, tha se PD flet vetëm kot. Sipas tij me fashën e vendosur nga ata nuk u mbrojtën të varfrit por pas fashës u fshehën hajdutët e energjisë. Bushati tha se çmimi i ri i energjisë, nuk është rritur, por është ulur. 

ervin bushati

Deklaratë e plotë e deputetit Ervin Bushati

Partia Demokratike apo “hesapxhinjtë” e saj, që sot u vjen zëri, ose nuk e kanë paguar ndonjëherë vetë energjinë, ose e kane vjedhur atë! Ose pastaj thjesht flasin kot për të vrarë kohën.

Sepse çmimi i energjisë ka qenë 7.7 lekë vetëm për fashën 300KW, e cila u vendos medemek për të mbrojtur të varfrit.

E çfarë ndodhi? U futën pas fashës edhe vjedhësit e energjisë dhe fasha mbrojtëse e të varfërve u kthye në mburojën e hajdutërisë. Duke e hequr fashën, çmimi bëhet i njëjtë për të gjithë konsumatorët.  Dhe ata që në fakt duhen mbrojtur, tashmë qeveria i mbron me pagese të drejtpërdrejtë në pagën e pensionit, të invalidit apo të familjes në ndihmë ekonomike.

Të tjerët do të paguajnë çmimin mesatar, i cili në janar bëhet 9.5 lekë për të gjithë konsumatorët familjarë nga 9.9 deri 10.3 që varion sot.

Pra çmimi mesatar i energjisë ulet, nuk rritet!

Kjo është aritmetika e thjeshtë e çmimit të energjisë dhe jo hesapi pa hanxhiun i atyre “hesapxhinjve”  që thonë: "Ishte 7.7 u be 9.5"!

Dhe një herë:  7.7 lekë ishte vetëm për fashën dhe nuk është çmimi i sotëm mesatar i energjisë për të gjithë! Heqja e fashës dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos një sistem të drejtë ku askush nuk mund të shmanget në kurriz të më të varfërve siç ka ndodhur deri sot.

Kush nuk është pensionist kryefamiljar, invalid apo anëtar i një familjeje me ndihmë ekonomike, nuk do të paguajë më shumë, por vetëm aq sa i takon në bazë të konsumit që bën.

Të tjerat janë spekulime të turpshme ose thjesht hesape të gabuara, për interesa të ulëta politike, për faj të ‘hesapxhinjve”  të mësuar keq duke e shpenzuar energjinë si mall pa zot!



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)