Çmimi i ujit, Kryemadhi: Krenare
për qëndrimin e këshilltarëve të LSI

Çmimi i ujit, Kryemadhi: Krenare<br />për qëndrimin e këshilltarëve të LSI
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi,  ka përgëzuar sot qëndrimin  e këshilltarëv të LSI-së, për sa i përket qëndrimit që ata mbajtën në lidhje me rritjen e çmimit të ujit që u diskutua në dëgjesën e sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook, Kryemadhi tha se Shqipëria, sipas saj, sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike.

Postimi i plotë i Kryemadhit:
Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. 
Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qëndrimi ynë! 

monika fb uji

  Postimi i Kryemadhit në facebook 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë