Çmimi karburanteve- Autoriteti i Konkurrencës monitoron tregun

/ATSH/- Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin e tregut të karburanteve, pas rritjes së çmimit që po aplikojnë pikat e shitjes së karburateve.
Burime nga Autoriteti i Konkurencës shprehen se, është e domosdoshme të sanksionohet me ligj detyrimisht deklarimi on-line i ndryshimeve në çmim, në mënyrë që të merren masa në kohë reale.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, "marrja dhe deklarimi online i çmimit të karburanteve do të jetë pjesë e rritjes së transparencës, si dhe do të jetë një instrument që krijon mundësinë e hedhjes dritë mbi tregun e pakicës".
Çmimi i naftës është rritur sërish në fundjavë me 4-5 lekë, duke kapërcyer nivelin e 180 lekëve për litër. Ky është shtrenjtimi i katërt këtë vit, pas tre rritjeve të mëparshme në shkurt-mars.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor