Çmimi naftës, PS: Mima pranoi që Basha gënjen
TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. “Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj”, tha të martën duke replikuar me deputetin Mima, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Nga […]
"Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj", tha të martën duke replikuar me deputetin Mima, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.
Nga selia e PS-së, Gjylameti, në vijim të debatit mbi çmimin e naftës, ritheksoi qëndrimin e kahershëm të PS-së, se "PD ka probleme me shifrat". "Sigurisht që PD ka ende probleme me shifrat, njësoj si në opozitë, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallën mesatare 6,5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se Kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%", nënvizoi Gjylameti, e cila doli në deklaratë për shtyp nga selia e PS-së.
"I kërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha. Sot, vijoi Gjylameti, çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, jo siç gënjente Lulzim Basha", përfundoi deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.
Diskutimi mbi çmimin e naftës
Partia Demokratike e Shqipërisë prej kohësh tashmë akuzon qeverinë se nuk po monitoron çmimin e naftës dhe kjo për arsye klienteliste. Ky "neglizhim" i qeverisë, sipas PD-së ka bërë që çmimi i naftës të mos njohë ulje, ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet perëndimore, ku ulja ka qenë deri në 40%, ka theksuar PD.
Nga krahu tjetër Partia Socialiste dhe mazhoranca parlamentare i ka kërkuar PD-së të faktojë qëndrimin e saj duke sjellë shembuj konkret vendesh ku çmimi i naftës ka pësuar ulje. Madje ironikisht, PS ka akuzuar PD-në, se selia blu ka probleme me shifrat dhe se po të monitoronte tregun shqiptar do të vlerësonte se në vendin tonë ulja kap shifrën mesatare të vendeve të rajonit prej 6.5%./ATSH/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49