Është ende e paqartë në këtë fazë nëse delegacionet nga Ukraina, SHBA-ja dhe aleatët evropianë do të takohen të gjithë së bashku për bisedimet në Gjenevë, ka thënë për CNN një diplomat perëndimor. Shqetësimi, sipas burimit, është se përfaqësuesit amerikanë “nuk do të na lejojnë ne (delegacionet evropiane) të hyjmë në takim”. Përveç delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës, në Gjenevë për bisedime janë edhe përfaqësues nga NATO-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja, tha diplomati. Shefi i delegacionit të Ukrainës ka konfirmuar se delegacioni ukrainas ka zhvilluar takimin e parë me zyrtarë nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, dhe se takimi i radhës do të mbahet me përfaqësuesit amerikanë.
Lajmi kryesor:
Samiti në Gjenevë/ BE plan me 24 pika për paqen në Ukrainë! Rubio: Takimi më produktiv! Trump: Asnjë mirënjohje nga Kievi











