CNN: Javët e fundit alarm për një komplot iranian për të vrarë Trump

Shërbimi sekret amerikan ka marr informacion javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, gjë e cila çoi në rritjen e sigurisë së Shërbimit Sekret ndaj ish-presidentit javët e fundit, sipas CNN.

Por, nuk ka asnjë tregues se Thomas Mattheë Crooks, atentatori i mundshëm që tentoi të vriste ish-presidentin të shtunën, ishte i lidhur me komplotin.

Ekzistenca e kërcënimit të inteligjencës nga një agjenci e huaj armiqësore dhe siguria e shtuar për Trump ngre pyetje të reja në lidhje me gabimet e sigurisë në tubimin e së shtunës në Butler, Pensilvani dhe se si 20-vjeçari arriti të hipte në një çati për të qëlluar ish-presidentin.

Një zyrtar amerikan i sigurisë kombëtare tha se Shërbimi Sekret ishte vënë në dijeni të kërcënimit përpara tubimit të së shtunës.

“Shërbimi Sekret mësoi për një kërcënimin në rritje.  Në përgjigje të kërcënimit në rritje, Shërbimi Sekret rriti burimet dhe asetet për mbrojtjen e ish-presidentit Trump. E gjithë kjo ishte para së shtunës”, tha zyrtari për CNN.

Ndërsa, përfaqësues nga fushata e Trump nuk zbuluan nëse ishin vënë në dijeni për kërcënimin e Iranit.

“Ne nuk komentojmë detajet e sigurisë së Presidentit Trump. Të gjitha pyetjet duhet t'i drejtohen Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara", tha një përfaqësues nga fushata në një deklaratë.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë paralajmëruar vazhdimisht fushatën e Trump kundër mbajtjes së mitingjeve në natyrë, të cilat paraqesin rreziqe më të mëdha sesa tubimet në të cilat agjencia mund të kontrollojë më mirë aksesin.

"Shërbimi Sekret dhe agjencitë e tjera po marrin vazhdimisht informacione të reja të mundshme për kërcënim.  Ne nuk mund të komentojmë për ndonjë rast specifik kërcënimi, përveçse të themi se Shërbimi Sekret i merr seriozisht kërcënimet dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha Anthony Guglielmi, një zëdhënës i agjencisë.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë