CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Autoritetet në rajonin verior kinez të Inner Mongolias janë vënë në alarm pas zbulimit të një rasti të dyshuar si murtajë bubonike, sëmundja shkaktare e pandemisë që të gjithë e njohin si “ Vdekja e Zezë”.

I infektuari u gjet në qytetin e Bajanurit, të ndodhur në veriperëndim të Pekinit.

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës. Ky paralajmërim, sipas CNN që citon agjensinë kineze të lajmeve, Xinhua, do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit.

Murtaja, e shkaktuar prej baktereve që përcillen nga pickimi i pleshtave dhe kafshëve të infektuara, është një prej infeksioneve më vdekjeprurëse bakteriale në të gjithë historinë e njerëzimit. Në Mesjetë, “Vdekja e Zezë” mendohet të ketë marrë 50 milionë jetë njerëzish në Europë.

Murtaja bubonike, që është një prej tre formave të sëmundjes, shkakton enjtje të dhimbshme të gjendrave limfatike, ethe e kollë të fortë. Autoritetet shëndetësore të Bajanurit i kanë kërkuar popullatës të marrin masa shtesë për të minimizuar përhapjen e sëmundjes dhe të shmangin ngrënien e kafshëve së mund të shkaktojnë infeksion.

Po kështu banorëve u është thënë të raportojnë menjëherë zyrtarët nëse gjejnë marmota të sëmurë apo të ngordhura, një lloj ketri ky, mishi i të cilit konsumohet në disa pjesë të Kinës dhe Mongoli, që janë pllakosur historikisht nga shpërthime të murtajës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie