“Party në Bllokun Shqiptar: të kërcesh larg trashëgimisë së diktaturës” Prestigjozja Amerikane CNN i ka dedikuar një shkrim të veçantë zonës së ish-Bllokut në Tiranë, për të cilin thotë se duhet të jetë në top listën e çdo turisti.
 
Duke përshkruar fillimisht historinë e errët të kësaj zone e cila dikur kontrollohej tërësisht nga anëtarët e bllokut komunist e veçanërisht nga diktatori Enver Hoxha si një strehë personale, zona e Bllokut është shndërruar tani në një pikë të nxehtë të jetës së natës.
 
Ata shkruajnë se kjo zonë është e mbushur me një numër të madh kafenesh, klubesh dhe restorantesh dhe është rinovuar si një zonë veçanërisht për të rinjtë.
 
blloku 1





















CNN shkruan: “Tani mund të jetë lagjia më e gjallë e Shqipërisë, por dy dekada më parë nuk figuronte as në hartë”.
 
Me klubet e natës dhe restorantet e shumta, zona në mes të kryeqytetit është shndërruar në një emblemë të mënjanuar nga rënia ekonomike.

CNN shkruan se rreth viteve ’80 Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara në planet dhe e konsideron si ndër të paktët, apo të vetmit, që kanë pësuar një shndërrim të tillë dramatik duke u kthyer në një vend të gjallë e turistik.


blloku 2


















Askush nuk lejohej të udhëtonte jashtë vendit dhe qindra vetë mbaheshin në kampe përqëndrimi sekrete. Mjekrat ishin të ndaluar, për shkak të fesë që mendohej se përfaqësonin.
 
CNN citon dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo të thotë se “ nëse do bëhej një krahasim, Shqipëria ishte si Korea e Veriut në ditët tona.”

Ata nuk lënë pa përmenduar as “revolucionin e ylbertë” të Tiranës, siç e quajnë, me kalimin nga ngjyrat gri të murëve të qytetit në ngjyra të ndritshme jeshileje, roze dhe lejlaje të cilat u ngjyrosën menjëherë pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet e vitit 1992. 

Gazetarit të CNN i bën përshtypje fakti se çdo gjë në këtë lagje ka si referencë perëndimin, nisur dhe nga emrat e huaj të lokaleve dhe bareve, një detaj që sipas tij i bezdis disa prej banorëve.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)