CNN: Polici afgan hapi zjarr
mbi shqiptarët pas një grindje

CNN: Polici afgan hapi zjarr <br />mbi shqiptarët pas një grindje
KABUL – Rrjeti prestigjioz i lajmeve thotë se ka pasur një grindje dhe më pas një polic afgan hapi zjarr. CNN thotë se shumë shpesh këto ngjarje nuk kanë lidhje me rebelët, por janë konflikte të momentit. “Një person i veshur me uniformë të policisë afgane hapi zjarr mbi trupat e NATO-s në Afganistan, duke vrarë një”, tha NATO, në atë që duket si i fundmi në një seri sulmesh të forcave të sigurisë afgane, që kthejnë armët kundër trupave ndërkombëtare, me të cilat supozohet se janë aleatë. Një ushtar shqiptar u vra dhe tre trupa të tjera u plagosën, përfshi dy shqiptarë dhe një amerikan, sipas qeverisë lokale në Kandahar, ku ndodhi edhe ngjarja.
Dhuna erdhi si rezultat i një grindjeje mes policisë afgane dhe ushtarëve të koalicionit, që po shpërndanin dokumente për studentët në atë zonë, bëri të ditur zyra për shtyp e Kandaharit.
“Një arrestim u bë dhe incidenti po hetohet”, bëri të ditur zyra e shtypit.
Forca e sigurisë së NATO-së lëshoi një deklaratë të shkurtër ku konfirmohej zjarri dhe vdekja, por pa dhënë as kombësinë e ushtarit dhe asnjë detaj tjetër.

POLICIA AFGANE, 42 SULME NDAJ ALEATËVE
Ka pasur së paku 42 sulme të forcave të sigurisë afgane mbi aleatët ndërkombëtarë gjatë pesë viteve të fundit, bëri të ditur një ligjvënës i lartë amerikan. Shumica e sulmuesve veprojnë në vetvete dhe nuk janë të përdorur nga grupet rebele, dëshmuan zyrtarët e mbrojtjes përpara Komisionit për Shërbimet e Armatosura në Kongres. Franca pezulloi operacionet e saj në Afganistan këtë vit pas dy incidenteve të tilla, që lanë gjashtë ushtarë francezë të vdekur.
Kongresmeni republikan Buck McKeon, një republikan i Kalifornisë që drejton Komisionin për Shërbimet e Armatosura, detajoi të paktën 42 sulmues, të gjithë anëtarë të Forcës Kombëtare të Sigurisë Afgane, mes viteve 2007 e 2011. Paneli dëgjoi dëshmi nga zyrtarët e mbrojtjes, që ngritën çështje delikate në këtë drejtim. Zyrtarët e mbrojtjes thanë se në 58 përqind të rasteve, sulmuesit kanë vepruar në mendje të tyre, ndoshta për shkak të grindjeve personale.
“Të tilla grindje mund të vijnë nga keqkuptimet kulturore, fetare dhe ideologjike ose dhe nga stresi në betejë”, tha gjeneral Stephen Toënsend. Ai tha se trajnimi kulturor ka qenë jetësor për ushtarët amerikane dhe tani afganët po konsiderojnë të bëjnë të njëjtën gjë, duke ofruar mirëkuptim më të mirë ndaj amerikanëve.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!