CNN rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike që duhet vizituar këtë verë: Perlë mesdhetare! Ka plazhe dhe qytete që duhen vizituar

CNN rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike që duhet vizituar këtë verë: Perlë mesdhetare! Ka plazhe dhe qytete që duhen vizituar

Qyteti i Krujës

Media prestigjioze amerikane CNN e ka renditur Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike që duhet vizituar këtë verë.  Sipas CNN, Shqipëria është perlë mesdhetare që ka mundësi të ketë më pak njerëz se Greqia dhe Kroacia këtë verë, thotë Joao Donadel, një këshillues udhëtimesh. Në përshkrim fokusohet në jugun e Shqipërisë që ka një sërë plazhesh dhe destinacionesh që nuk duhen humbur nga turistët si qyteti historik i Krujës.

“Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe; është Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus ofron mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

CNN ia ka dedikuar artikullin 12 destinacioneve turistike në botë që duhen vizituar këtë verë. Së bashku me Shqipërinë renditen edhe: Madridi, Spanjë; Neë York, SHBA; Piedmont, Itali; Los Anxhelos, Kaliforni; Peru; Santa Fe, Meksiko e re; Viena, Austri; Buenos Aires, Argjentinë; Malta dhe Tajlanda.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timoni në dorë: 28/05/2023 18:30

    S'kemi punëtorë mjaftueshëm për këtë sezon. Rrogat i kemi rritur por nuk afrohet njeri. Qeveria të ndërhyjë me subvencione për të garantuar shërbimin që kjo reklamë në CNN mos na kthehet në bumerang.

    Përgjigju
    • Lala: 28/05/2023 19:36

      Po Ju si do ja ktheni njerzve we paguajn taksa me te cilat qeveria Doo Ju subvenvionoj?apo Si gjithmon me 7mij lek veza e skuqur

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri