CNN, spoti për pavarësinë
New Born bëhet New Porn

CNN, spoti për pavarësinë<br />New Born bëhet New Porn
Në videon e reklamës së re të Kosovës të emetuar në CNN, për të cilën Qeveria e Kosovës ka paguar 1 milion euro, simboli i pavarësisë së Kosovës, NEW BORN, duket si NEW PORN.
Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istefi, ka thënë për median se ky është “një gabim teknik”, për shkak të shpejtësisë me të cilën është punuar reklama.
“Ne i kemi shkruar CNN-it, dhe gabimi teknik në reklamë do të rregullohet me urgjencë”, ka thënë Istrefi. Reklama është punuar nga CNN Tunner Commercial Production. Sipas saj, kompania e ka marrë fotografinë e fundit dhe e ka punuar reklamën. “Pjesa e shkronjës B është e ngjyrosur me të zezë, e kur është punuar ka dalë me dritë të kaltër. Na ka ikur ky detaj, i cili do të rregullohet shumë shpejt”, ka shtuar Istrefi. Instalacioni metalik me shkronja, i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, u zbulua më 17 shkurt të vitit 2008. Në mesin e atyre që e përuruan ishte edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ky simbol i pavarësisë së Kosovës, kohë më parë është ngjyrosur me të zezë, duke bërë që shkronja B të duket si P. Kjo vërehet edhe në videon e reklamës së re të Kosovës në CNN, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro.

SHQIPËRI
11 sekondat në të cilat shfaqen fjala “New Porn” kanë shkaktuar reagime në Shqipëri. Në faqet sociale është përvjellë spoti i rrjetit amerikan CNN, ndërkohë që në shenjë solidariteti dhe nderimi për 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në një prej lokaleve më me zë në bllok është vendosur simboli New Born, I ngjashëm me atë të ndërtuar 4 vjet më parë në Prishtinë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore