Rrjeti informativ amerikan CNN bën me dije se sulme të reja ajrore janë kryer këtë të shtunë ndaj qytetit sirian Khan Sheikhoun, i njëjti vend i goditur nga sulmi kimik i pak ditëve më parë.

CNN raporton se lajmi bëhet i ditut nga disa aktivistë.

Situata në Siri po tensionohet ndërsa një ditë më parë SHBA lëshuan 59 raketa kundër një bazë ajorore nga ku mendohet se nisi sulmi kimik i cili vrau me dhjetar qytetarë mes tyre edhe shumë fëmijë. 

Një veprim i tillë përtej mbështetjes që mori nga shumë shtete nuk u mirëprit nga Rusia, mbështetësja kryesore e presidentit sirian Assad. 
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com