CNN: Sulmi ndaj fushave të naftës në Arabinë Saudite, me raketa Cruise të nisura nga bazat iraniane

CNN: Sulmi ndaj fushave të naftës në Arabinë Saudite, me raketa Cruise të nisura nga bazat iraniane

Emitenti amerikan ka zbuluar se dronët që goditën dy fushat e naftës saudite në fundjavës, u nisën nga një bazë iraniane.

Hetuesit Sauditë dhe Amerikanët kanë përcaktuar se "me një probabilitet shumë të lartë" sulmi ndaj objekteve të naftës saudite filloi nga një bazë e Teheranit në territorin iranian afër kufirit me Irakun.

Kjo u zbulua për CNN nga një burim i afërt me hetimin në zhvillim, i cili saktëson se Irani gjithashtu përdori raketa Cruise që fluturonin në lartësi të ulët.

Burimi i lajmit deklaron se dhjetëra raketa që goditën kompleksin e naftës Abqaiq në orët e para të së shtunës kishin si trajektore pjesën iraniane, dhe se këto raketa nuk kanë ardhur nga jugu, nga Jemeni I largët.

Hetuesit kanë rindërtuar trajektoren e fluturimit të raketave, të cilat për të kamufluar vendnisjen, kanë kaluar edhe mbi hapësirës ajrore të Kuvajtit, një trajektore që do të ‘mbulonte’ pikën e nisjes. Kuvajti dje njoftoi se ka nisur një hetim për pamjet dhe vendndodhjen e raketave dhe të droneve, pak para se të goditeshin objektivat saudite.

Dje presidenti amerikan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale, tha se "nuk dëshiron të shkojë në luftë me askënd". Për të pohuar më pas, më pak se një orë më vonë, se ‘të besosh se një sulm ushtarak amerikan në objektet e naftës iraniane do të ishte një përgjigje proporcionale ndaj sulmeve ndaj sauditëve’.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte gati të vendoste sanskione te reja ndaj Iranit, për ta detyruar këtë të fundit të heq dorë nga prodhimi i armëve bërthamore . Ai tha se nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake por për momentin ai është i hapur për dialog.

“Nëse Irani do të bëhet sërish një vend me prosperitet, kjo nuk do të thotë se ai do ta realizojë ëndrrën e tij përmes kërcënimit me armë bërthamore” – tha Trump përpara gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Nën Sekretari britanik për Lindjen e Mesme, do të vizitojë këto ditë Iranin në tentativë për të ulur sadopak tensionet kurse Këshilli i Sigurimit i OKB do ta diskutojë çështjen ditën e hënë me dyer të mbyllura.

Ministri i Jashtem Iranian Zarif tha se Irani nuk është autor i sulmeve me dronë ndaj Arabisë Saudite dhe se droni amerikan i rrëzuar ditën e enjte nga Forcat Ajrore Iraniane, në provincën jugore të Hormozgan, kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane.

Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për rritjen e tensioneve në Gjirin Persik “Duhet të gjendet patjetër një zgjidhje politike dhe diplomatike me Iranin’ -  tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë