Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine.
Është Halil Disha nga Novoseja e Kukësit, i cili ka jetuar gjithë jetën mes bagëtive dhe tingujve të fyellit. 70-vjeçari tregon për Report tv se para disa vitesh u zhvendos në Paskuqan të Tiranës, por nuk e gjeti veten ndaj është kthyer në malësi. Prej një muaji punon çoban në Dragash të Kosovës, ku ruan tufën me 180 dele.
Edhe Fitim Krasniqi nga fshati Orçikël i Kukësit është punësuar në Dragash. 30-vjeçari ka provuar emigrimin dhe është kthyer për t’iu përkushtuar bujqësisë.
Fitimi ndan shqetësimin për largimin e të rinjve nga fshati.
Zona e Kukësit ka një potencial të jashtëzakonshëm për blegtori por numri i krerëve po bie çdo vit. Pagat për çobanët në Kukës nuk kalojnë 400 euro në muaj ndërsa në anën tjetër të kufirit, në Kosovë arrijnë deri në 700 euro.





Komente
Komento