Në podiumin e ‘Live from NYPL’, një event i organizuar në New York për librarinë publike të qytetit, ku promovohen libra nga më të ndryshmit, kishte tre karrige. Tek njëra ishte ulur Rhonda Garelick, autorja e biografisë së ikonës së modës Chanel, në karrigen tjetër ishte ulur e papërsëritshmja, Diane von Furstenberg, e veshur me një fustan nga koleksioni i saj, ndërsa karrigia e tretë ishte bosh, për ‘fantazmën’ e Coco Chanel.

Nga bashkëbisedimi mes Garelick dhe të mrekullueshmes von Furstenberg, do të njihni Coco Chanel, ashtu sic nuk e keni njohur kurrë më parë.

1. Coco nuk do të bëhej kurrë ajo që u bë, sikur të mos ishte për kohën e kaluar si murgeshë. Jeta në manastir e formoi si njeri, si femër dhe atje mësoi estetikën, disiplinën, mësoi si të qepte. Mendoj se ajo që e formoi vërtet ishte pikërisht kjo.

2. Chanel u rrit me vështirësi, e poshtëruar vazhdmisht. Kjo bëri që ajo të rritej duke kërkuar hakamarrje.

3. Ajo krijoi veshje që femrat donin t’i vishnin, veshje të rehatshme. Ishte e para që stiloi trikot, që përdori materialin e hollë të leshtë. EShtë bukur të shohësh femra të veshura me satin, apo mëndafsh. Por femrat e vërteta e të vecanta, e kuptojnë rëndësinë e një trikoje të mirë. Eshtë praktike dhe ndihesh mirë.

4. Gjatësia ideale e fundit: ‘flirtier avec du genou’, ose në shqip, ‘flirto me gjurin’. Një fund femëror për Coco-n duhet të ishte në gjatësine e gjurit.

5. Chanel ishte xheloze ndaj femrave të tjera, por i pëlqente femrat në kuptimin e mirëfilltë, i pëlqente seksualisht.

6. “Ne jemi paraardhësit e vetvetes. Ne krijojmë veten.” Chanel ishte esenca e një femre të vërtetë. Gjithmonë thoshte se donte jetën e një burri në trupin e një gruaje. Dhe e bëri këtë.

7. Ajo jetonte në një botë që nuk ishte e saja, dhe më tej vendosi: “Unë do t’i vesh këta njerëz”. Prandaj dhe 100 vite më vonë Chanel vazhdon të jetë kaq moderne, ‘e mprehtë’ dhe e përshtatshme për të gjithë. Sepse ajo vinte në punët e saj shpirtin e vërtetë. Ajo u bë gruaja që donte të bëhej!
chanel
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)