Çomlek me mish

Përbërësit:

  • 1 kg mish
  • 1 kg qepujka
  • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
  • 2 lugë gjalpë të tretur
  • 1 lugë gjelle salcë
  • 1 filxhan uthull
  • 1 kokërr hudhër
  • 2 gjethe dafine
  • Kokrra piper të zi
  • Pak piper të zi të sapobluar
  • Pak piper të kuq të djegës
  • Kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Presim mishin në copa jo shumë të mëdha dhe e lëmë të kullojë. Në tigan ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin, dhe kaurdisim copat e mishit derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi skuqen i heqim mënjanë dhe në të njëjtin vaj kaurdisim qepët derisa të zbuten e të marrin ngjyrë floriri. Shtojmë mishin, salcën e domateve dhe pak ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të ngadaltë. Në minutat e fundit shtojmë hudhrën e shtypur, kripën, piperin e zi, pak piper të kuq djegës, gjethet e dafinës dhe uthullën.