Serie A e futbollit në Itali është në raundin e shtatë. Këtë të diel gjithçka nisi në orën 12:30, me Comon që fitoi në shtëpi 2-0 kundër Juventusit. Aspak surprizë në "Giuseppe Sinigaglia", teksa Como ishte superiore dhe i shkaktoi Juves humbjen e parë këtë sezon, duke i marrë edhe vendin e pestë në kampionat.

U deshën vetëm katër minuta lojë që Como të zhbllokonte ndeshjen. Një krosim i Nico Paz bëri që Kempf në shtyllën e dytë mos e kishte të vështirë për të tundur rrjetën. Vijimi i lojës pa një Juventus pa ide dhe në minutën e 79-të Nico Paz shënoi një gol të bukur me të majtën nga brenda zonës. Ky sukses për Comon kundër Juves vjen 73 vite pas fitores së fundit (20 janar 1952).

Pas këtij dueli, Como me 12 pikë merr vendin e pestë, duke lënë Juven po me 12 pikë, por në vendin e gjashtë. Ndeshja e radhës për Juven do jetë në 'Olimpico' kundër Lazios, teksa Como udhëton drejt Parmës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:38
Milan - Como do zhvillohet në Australi, tifozët nisin protestat

Pesëmbëdhjetë minuta heshtje në shenjë proteste u mbajtën në stadiumin 'Sinigaglia' gjatë ndeshjes kundër Juventusit. Tifozët e Comos nuk e mbështetën ekipin e tyre për 15 minutat e para të ndeshjes në shenjë proteste kundër vendimit për të luajtur ndeshjen Milan - Como në Perth të Australisë.

Një deklaratë nga tifozët i ishte përgjigjur tashmë kërkesës së klubit të Comos për sakrificë për "të mirën e përbashkët" të futbollit italian në ditët e fundit. "Me respekt, por me vendosmëri, e deklarojmë qartë: nuk pranojmë mësime për sakrificën nga ata që nuk i kanë përjetuar kurrë tonat."

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?