
Ditën e sotme Bledi Çomo është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Socialiste në qytetin e Pogradecit edhe për 4 vitet e ardhshme.
Nga 126 anëtare të Partise Socialiste Pogradec të cilët morën pjesë në votim, 124 vota shkuan për Bledi Çomon , ndërsa 2 vota u shpallen të pavlefshme.
Të pranishëm në këtë proces ishin edhe deputeti i zonës Eduard Shalsi si dhe drejtuesi politik Niko Peleshi. Bledi Çomo ishte i vetëm në garë dhe ky është mandati i tij i dytë në postin e kryetarit të Partisë Socialiste Pogradec.
Lajmi kryesor:
PS zhvillon zgjedhje brenda partisë/ Elbasani dhe Puka me kryetar të komanduar! Durrësi dhe Pogradeci u beson 'të vjetërve' (VIDEO)









