Conference League/ Partizani eliminohet në turin e dytë, Bazeli e mposht 0-2 edhe në Elbasan! Laçi fiton me Craiova e kualifikohet në Conference League

Conference League/ Partizani eliminohet në turin e dytë, Bazeli e mposht 0-2 edhe në Elbasan! Laçi fiton me Craiova e kualifikohet në Conference League

Laçi bën mrekullinë duke u kualifikuar në raundin tjetër të Conference League. Kurbinasdit fituan me rezultatin 1 me 0 kundër skuadrës rumune të Craivoa. Por skuadrën e Lacit në raundin e tretë e pret një nga skuadrat më të mira europës anderlekhti.

Ndërsa partizani i ka dhënë fund aventurës në Conference League pasi Bazel e ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në turin e dytë.

Pas humbjes 3-0 në Zvicër të kuqtë janë mposhtur 0-2 në Elbasan Arena, në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan Arena. Në këtë mënyrë të kuqtë i japin fund sezonit në kupat e Europës ku u ndeshën shumë shpejt me një skuadër të veshtirësisë së madhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Conference League/ Vllaznia eliminohet në turin e dytë, Ael Limasol e mposht edhe në Shkodër

Aventura e Vllazninsë në Evropë përfundon këtu pasi është eleminuar nga Liga e Konferencës në turin e dytë. Në Loro Boriçi Vllaznia humbi 0-1, një javë më parë Ael fitoi në Qipro po me këtë rezultat. Qipriotët vërtetuan se janë një ekip eksperte në nivele të tilla, gjetën një gol të shpejtë në minutën e 20-të duke mbyllur praktikisht llogaritë me kuqeblutë.

Ora 22:53
Laçi kualifikohet në Conference League, Meta: Urime këtij ekipi fantastik

Pas kualifikimit të Laçit në Conference League ka reguar presidenti Meta. Përmes një postimi në 'Facebook', Meta uron ekipin e Laçit për kualifikim teksa e konsideron një ekip fantastik.

"Super Laçi! Urime këtij ekipi fantastik dhe me karakter", shkruan Meta.

Ora 22:35
Conference League/ Laçi kualifikohet në turin e tretë, barazon 0-0 në transfertë kundër Universitatea Craiova

 

1627592007_162759106973847c2d96ae4cda915bd526a9ba502c.jpg

Laçi bën mrekullinë duke u kualifikuar në raundin tjetër të Conference League. Kurbinasdit fituan me rezultatin 1 me 0 kundër skuadrës rumune kundër Universitatea Craiova. Në ndeshjen e parë për turin e dytë Laçi fitoi me rezultatin 1-0 në Shqipëri. Në turin e tretë Laçi do përballet me gjigandët belg të Anderlecht.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri