U hodh këtë të premte në Nyon të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Conference League. Katër duele të forta rezervuan goglat, me Olympiacos që luan kundër Fenerbahce. Duel i fortë edhe për Fiorentinën, që gjen Viktoria Plzen.  Aston Villa luan me Lille dhe Brugge kundër PAOK.

Ndeshjet çerekfinale:

Ndeshja 1: Club Brugge - PAOK

Ndeshja 2: Olympiacos - Fenerbahce

Ndeshja 3: Aston Villa - Lille

Ndeshja 4: Viktoria Plzen - Fiorentina

Ndërkohë që janë mësuar edhe përballjet e mundshme në fazën gjysmëfinale. Fituesi i çiftit Aston Villa - Lille do përballet me fituesin e Olympiacos - Fenerbahce dhe fituesi i Viktoria Plzen - Fiorentina luan me fituesin e Club Brugge - PAOK.

Çerekfinalet: ndeshjet e para 11 prill dhe ndeshjet e kthimit 18 prill 2024

Gjysmëfinalet: ndeshjet e para 2 maj dhe ndeshjet e kthimit 9 maj 2024

Finalja: 29 maj 2024 në "Shën Sofia", Athinë, Greqi.