Të hënën në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League. Skuadrat e Superligës shqiptare, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo kanë mësuar rivalët, teksa goglat rezervojnë përballje të forta, gjithmonë nëse kalojnë turin e dytë.

Nëse eliminon Dinamon e Minskut, Egnatia do të përballet me fituesin e çiftit Olimpija Ljubjana - Inter Escaldes në turin e tretë.

Nga ana tjetër, nëse eliminon Vikingurin, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit Boltfelag - Brondby.  Nëse eliminon Atletic Escaldes, Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me fituesin e çiftit Zire - Hajduk Split në turin e tretë të Conference League.

Ndeshjet e para në turin e tretë të Conference League do të luhen më 7 gusht, ndërsa ato të kthimit më 14 gusht.