Sot Teuta dhe Laçi dy skuadrat shqiptare që vijojnë garën në kupat e Europës luajnë ndeshjet e kthimit të turit të tretë të Conference League. Teuta kampionia e Shqipërisë ka më shumë shanse për të bërë historinë dhe për të kaluar në fazën play-off. Në Elbasan durrsakët do të kërkojnë përmbysjen e madhe ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers që ndeshjen e parë e kanë fituar minimalisht 1-0. Teuta është në kërkim të historisë por kualifikimi është edhe si minierë ari. Nëse kalon më tej Teuta fut në arkat e saj 1.6 milion euro ndërsa futbollistët e stafi do shpërblehen me 150 mijë euro.
Ndërsa Laçi luan për formalitet në Bruksel ndaj Anderlecht. Kurbinasit e kanë humbur 3-0 ndeshjen e parë dhe shanset për t’u kualifikuar janë minimale. Të dyja ndeshjet nisin në orën 20:00. / Përgatiti Andi Kapxhiu