Conference League mësoi sot në 13:00 në Nyon të Zvicrës edhe çifttet që kanë mundësinë për t'u përballur në turin e dytë kualifikues. Gjithmonë nëse skuadrat shqiptare kalojnë turin e parë, atëherë në 27 korrik dhe 3 gusht do jenë në fushë për turin e dytë.

Sipas shortit, nëse Tirana kalon Dinamo Batumin e Gjeorgjisë në turin e parë, në atë pasardhës i presin gjigantët turq të Besiktas. Nga ana tjetër, nëse Egnatia kalon Aratat-Armenia, në turin e radhës gjejnë Aris-in e Selanikut. Vllaznia do duhet të kalojë Linfield të Irlandës për t'u përballur me Pogon Szczecin të Polonisë.

Partizani nëse nuk ia del të kalojë BATE Borisovin në turin e parë të Champions League, do përballet në turin e dytë të Conference League me fituesin e çiftit Club D'escaldes/ Buducnost.

Ndeshjet e turit të dytë me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht.

Shorti për raundin e parë kualifikues të Conference League (Sipas UEFA, duelet do luhen në 13 dhe 20 korrik 2023):

Ararat-Armenia - Egnatia

Linfield (Irlandë) - Vllaznia

Tirana - Dinamo Batumi (Gjeorgji)

Edhe skuadrat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mësuar skuadrat kundërshtare. Kështu, Shkëndija e Tetovës luan me Haverfordëest County e Uellsit, teksa Shkupi me Hegelman të Lituanisë. Skuadrat kosovare kanë "peshkuar" short të lehtë. Dukagjini luan me Europa FC të Gjibraltarit, ndërsa Gjilani me Progres Niedekorn të Luksemburgut.

Shkëndija - Haverfordëest County (Uells)

Dukagjini - Europa (Gjibraltar)

Progres Niedekorn (Luksemburg) - Gjilani

Hegelman (Lituani) - Shkupi

Turi i dytë i Conference League (Ndeshjet e turit të dytë me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht):

Club D'escaldes/ Buducnost - Partizani / BATE Borisov

Besiktas - Tirana / Dinamo Batumi

Linfield / Vllaznia - Pogon Szczecin (Pol)

Ararat Armenia / Egnatia - Aris Selanik

Ballkani / Ludogorets - Helsinki / Larne

Rijeka - Dukagjini / Europa

Viktoria Plzen - Drita

Torshavn / Paide - Shkëndija / Haverforduest