NYON, Zvicër - Të mërkurën e 18 qershorit në selinë e UEFA-s u hodh shorti për turin e dytë kualifikues të Conference League.

Egnatia, nëse nuk ia del të kalojë raundin e parë të Champions League do spostohet në Conference League, ku do ketë përballë humbësin e çiftit Ludogorts - Dinamo Minsk.

Ndërkohë që Dinamo City e cila do fillojë garimin e saj nga turi i dytë i Conference League, do përballet me fituesin e çiftit Atletico Escaldes - Diddelenge.

Partizani i cili përballet me Kalju në turin e parë, në rast fitoreje do gjejë më tej fituesin e çiftit St. Patrick's - Hegelmann. Nga ana tjetër, Vllaznia nëse kalon Daugavpils, do gjejë në turin e dytë fituesin e Malisheva - Vikingur, duke rrezikuar një derbi shqiptar.

Ndeshjet e para të turit të dytë kualifikues të Conference League do luhen më 24 korrik dhe ato të kthimit më 31 korrik 2025.

Turi i dytë i Conference League:

St. Patrick's / Hegelmann - Nomme Kalju FC / Partizani

Vllaznia / Daugavpils - Malisheva / Vikingur

Atletico Escaldes / Diddelenge - Dinamo City

Ballkani - Floriana / Haverforduest

Ekipet që humbasin në turin e parë të Champions League:

Ludogorts / Dinamo Minsk - Egnatia / Breidablik