Conor Benn rezulton me doping, Florian Marku fton në ring Chris Eubank

Conor Benn rezulton me doping, Florian Marku fton në ring Chris Eubank

Boksieri Florin Marku (m)

Boksieri Conor Benn ka rezultuar me doping pas testeve të fundit zhvilluar para ndeshjes me Chris EubankJr që ishte programuar për të shtunë në mbrëmje. Tanimë sportisti nuk do marrë pjesë në këtë duel, me Sportsmail që bën me dije se 26 vjeçari ka pasur në trup një substancë të ndaluar nga Agjencia e Barnave ani-doping.

Ende nuk është zyrtare nëse dueli i së shtunës do anullohet, por fakt është se Florian Marku i ka bërë menjëherë ftesë kundërshtarit të tij, Chris Eubank. Marku tregon në kanalet e komunikimit se ai është i vetmi sportist i pastër në këtë garë, andaj ka ftuar për një përballje Chris.

“Conor dështon në testin e drogës? Nuk më befason. Nëse Chris EubankJr e do garën, jam gati”, tha Marku.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë